Çitaku: Shteti dhe pavarësia që gëzojmë sot ka ardhur me një çmim dhe me një sakrificë të lartë

Aktuale

Çitaku: Shteti dhe pavarësia që gëzojmë sot ka ardhur me një çmim dhe me një sakrificë të lartë

Më: 18 prill 2026 Në ora: 11:45
Vlora Çitaku

Deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe pranë shtatores së “Zahir Pajazitit” për nder të ditës së dëshmorëve të kryeqytetit.

Vlora Çitaku deputete e kësaj partie tha se liria e Kosovës ka ardhur me sakrificë të lartë.

“Sot nderojmë dëshmorët dhe heronjtë e Prishtinës. Liria jonë, shteti, pavarësia, çdo gjë që gëzojmë sot ka ardhur me një çmim dhe me një sakrificë të lartë.

Dhe për ne që jemi gjallë sot dhe që marrim frymë, sa herë që e humbim rrugën vijmë këtu, dhe rrugëtimi dhe amaneti është udhërrëfyesi ynë për hapat që na presin. Sigurisht nderim i përjetshëm për dëshmorët, për heronjtë, për ata që dhanë gjithçka që ne sot të jemi të lirë”, tha Çitaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat