Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Aktuale

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Më: 20 prill 2026 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën është bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuari sipas njoftimit ishte arrestuar nga autoritetet gjermane.

Kjo pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat