Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fëmijët që s’do ta shohin më nënën…

Aktuale

Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fëmijët që s’do ta shohin më nënën…

Më: 21 prill 2026 Në ora: 14:09
Leonard Ademaj

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi është deklaruar për media pak pasi Naim Murseli e Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.

Ai tha se e mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ajo që u vërtetua sot është ajo që kemi thënë nga fillimi.

Naimi bashkë me Kushtrimin duke zgjedhur Granitin kanë organizuar këtë krim, ky vendim sot nuk shkon veç për ne, por për Liridonën dhe për fëmijët e saj të cilët nuk do ta shohin më nënën e tyre përjetësisht. Ky dënim duhet të jetë mësim për ata që mundohen apo krijojnë mundësi të bëjnë një gjë të tillë”, u shpreh Leonard Ademaj para mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat