Kurti demanton deklaratën e Osmanit për takime të fshehta me Vuçiq dhe Lajçak

Aktuale

Kurti demanton deklaratën e Osmanit për takime të fshehta me Vuçiq dhe Lajçak

Më: 18 maj 2026 Në ora: 21:18
Albin Kurti

Albin Kurti ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit për takime të fshehta të kryeministrit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka demantuar këto deklarata, duke thënë se nuk ka pasur takime veç e veç me Vuçiqin.

“Unë me presidentin e Serbisë nuk jam takuar asnjëherë në dhomë veçmas dhe asnjëherë nuk jemi takuar vetëm me Lajçak. Në atë fotografi nuk shihen, por ka njerëz që janë anash dhe mbajnë shënime.

Nuk bëhen këto takime sekrete. Nuk ka takime që ne i zhvillojmë dhe nuk dimë se çfarë u tha aty. Ato janë takime të organizuara në mënyrë serioze, me rregulla diplomatike”, tha Kurti në Interaktiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat