Kurti kërkon president konsensual pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Aktuale

Kurti kërkon president konsensual pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Më: 19 maj 2026 Në ora: 13:20
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një president apo presidente që gëzon mbështetje të gjerë politike dhe qytetare pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit.

I pyetur nga gazetarët nëse zgjedhja e kreut të ardhshëm të shtetit do të kërkojë kompromis politik, Kurti u përgjigj shkurt se vendi ka nevojë për një figurë konsensuale.

“Duhet president konsensual”, deklaroi ai.

Vlen të përmendet, se Kurti edhe më herët ka deklaruar një gjë të tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat