Zgjedhjet e 7 qershorit, ambasada gjermane: Thelbësore që Serbia të mos ndërhyjë në vullnetin qytetar

Aktuale

Zgjedhjet e 7 qershorit, ambasada gjermane: Thelbësore që Serbia të mos ndërhyjë në vullnetin qytetar

Më: 20 maj 2026 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka deklaruar se është thelbësore që Serbia të mos ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë.

Reagimi i ambasadës vjen pas thirrjeve të Beogradit drejtuar serbëve të Kosovës për të votuar për Listën Serbe, si dhe pas raportimeve se disa zyrtarë serbë janë shkarkuar nga institucionet e udhëhequra nga Lista Serbe.

“Është thelbësore të mos ndërhyhet në procesin e formimit të vullnetit qytetar,” ka thënë zëdhënësi i Ambasadës, Payam Ghalehdar.

Ai ka theksuar se zgjedhjet janë një mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin vullnetin e tyre “në mënyrë të informuar dhe të vetëdijshme.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat