​Kurti emëron Driton Hysenin zëvendësministër të Mjedisit

Aktuale

​Kurti emëron Driton Hysenin zëvendësministër të Mjedisit

Më: 22 maj 2026 Në ora: 12:19
Ish deputeti i Vetëvendosje, Driton Hyseni

Ish deputeti i Vetëvendosje, Driton Hyseni është emëruar zëvendësministër i Mjedisit, të premten.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Driton Hyseni në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në një njoftim zyrtar. “Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Hyseni për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.

Javën e kaluar Hyseni bëri me dije se nuk është përfshirë në listën e Vetëvendosjes për deputet pasi do të ketë angazhim në qeveri.

“Angazhimi im do të vazhdojë në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës, si vijimësi e rrugëtimit dhe betejave tona të përbashkëta për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook, më 22 maj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat