Kurti nga tubimi me mërgatën në Zurich të Zvicrës: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

Aktuale

Kurti nga tubimi me mërgatën në Zurich të Zvicrës: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

Nga: A.SH Më: 23 maj 2026 Në ora: 19:34 Përditësuar në ora: 21:47 më 23.05.2026
Tubimi i Vetëvendosjes në Zvicër

Kurti nga tubimi me mërgatën në Zurich të Zvicrës: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kontributi për çlirimin e pavarësimit të Kosovës nuk mund të përdoret si arsyetim për korrupsion dhe pasurim personal.

Në një tubim me mërgimtarë në Zvicër të shtunën, Kurti ka thënë se drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pavarësisht rolit që dikush ka pasur gjatë luftës apo proceseve shtetformuese.

“Kemi respekt për të gjithë ata që sakrifikuan e kontribuan për çlirimin e Kosovës, bashkimin e për pavarësinë e Republikës. Mirëpo, çfarëdo kontributi, çfarëdo sakrifice që ka bo cilido prej nesh nuk është leje për korrupsion e për pasurim. Prandaj, ne themi në çdo tubim, nuk ka edhe patriot edhe hajn. Ose patriot, ose hajn. Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar. Ose çlirimtar, ose zullumqar. E ne jemi bashkë me juve si patriot e çlirimtar kundër hajnave e zullumqarëve”, u shpreh ai.

Ai kritikoi edhe, pa përmendur emra, ish-udhëheqës politikë të pasluftës, duke thënë se “pushimi” nga angazhimi patriotik është shndërruar në korrupsion.

“Jemi për patriotizmin demokratik emancipues, kundër nacionalizmit autoritar hegjemonist. Patriotizmi është punë pa pushim. Në këto vitet e pas luftës kemi shembuj të dikujt që ka qenë patriot, po masnej tha po pushoj pak. E ju e dini çka i bjen pushimi, pushimi i bjen korrupsion”, përfundoi Kurti.

Albin Kurti falënderon bashkatdhetarët pas tubimit masiv në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar bashkatdhetarët shqiptarë në Zvicër pas një tubimi masiv të mbajtur atje.

Përmes një postimi publik, Kurti shprehu mirënjohje për pritjen që iu bë nga mërgata shqiptare.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe masive, ju bashkatdhetarë tanë në Zvicër”, shkroi ai.

Tubimi mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish nga diaspora shqiptare në Zvicër, të cilët i dhanë mbështetje dhe mirëseardhje kryeministrit gjatë vizitës së tij.

----

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një takim të madh me mërgatën shqiptare në Zurich, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ndau pamje nga tubimi, duke shkruar shkurt: “Nga tubimi me mërgatën në Zurich të Zvicrës”.

Takimi është karakterizuar nga pjesëmarrje e madhe e bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilët kanë shprehur mbështetje për Vetëvendosjen dhe qeverinë aktuale.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, salla shihet e mbushur me flamuj kombëtarë dhe brohoritje për Kurtin dhe subjektin që ai drejton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat