Sorensen e Konjufca flasin për hapat e ardhshëm në dialog

Aktuale

Sorensen e Konjufca flasin për hapat e ardhshëm në dialog

Më: 23 maj 2026 Në ora: 19:45
Foto nga takimi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka vazhduar komunikimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me procesin e dialogut Kosovë–Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sorensen, përmes një postimi në platformën X, ka theksuar se diskutimet vijnë pas takimit të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel dhe se fokusi ishte në hapat e ardhshëm në dialog

“Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se fokusi i bisedës ka qenë në zhvillimet e ardhshme të procesit.

“U fokusuam në hapat e ardhshëm”, ka theksuar Sørensen, duke përmendur edhe çështje të tjera të diskutuara si zbatimi i ligjit për të huajt dhe nevoja për angazhim të vazhdueshëm në dialog.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat