Lëvizja Vetëvendosje prezanton sloganin për zgjedhjet: Krejt për shtet, shtet për krejt

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje prezanton sloganin për zgjedhjet: Krejt për shtet, shtet për krejt

Nga: A.SH Më: 24 maj 2026 Në ora: 07:18
Slogani i VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar sloganin e saj për zgjedhjet, duke vendosur theksin te shteti social, zhvillimi dhe përfshirja qytetare.

Në njoftimin e publikuar, Vetëvendosje thotë se synon një shtet që është pranë secilit qytetar, që mbron interesin publik, krijon mundësi dhe shpërndan zhvillimin për të gjithë.

“Duam dhe punojmë për një shtet që është pranë secilit qytetar. Një shtet që mbron interesin publik, krijon mundësi dhe e shpërndan zhvillimin për të gjithë. Prandaj, në këto zgjedhje, le të mobilizohemi e të angazhohemi krejt për këtë shtet”, thuhet në njoftim.

Slogani që do ta shoqërojë fushatën e kësaj partie është:

“Krejt për shtet, shtet për krejt!”

Në fund të mesazhit është vendosur edhe numri zgjedhor “V116”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat