Ish-zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, pas takimit që mbajtën me mërgatën në Zvicër, ka publikuar një mesazh drejtuar bashkatdhetarëve jashtë vendit, duke i cilësuar ata si një pjesë thelbësore të shtetit të Kosovës.
“Mirëmëngjesi mërgatë kudo që jeni, ju jeni zemra e Kosovës e mërgata më e mirë në botë”, ka shkruar ajo, duke vlerësuar kontributin e diasporës në zhvillimin ekonomik dhe lidhjet e saj të forta me vendlindjen.
Takime të tilla të zyrtarëve të qeverisë me mërgatën në Zvicër janë zhvilluar edhe më herët, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit dhe përfshirjen e diasporës në proceset politike dhe ekonomike të Kosovës.
Në fokus të këtyre aktiviteteve mbetet mobilizimi i mërgatës dhe ruajtja e lidhjeve të ngushta mes Kosovës dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.