Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka kujtuar më 24 maj Ditën e Presidentit dhe figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se Rugova la si trashëgimi politike dhe kombëtare urtësinë, durimin, demokracinë, orientimin perëndimor dhe bashkimin e popullit rreth këtyre vlerave.
Ajo shtoi se Kosova duhet të ecë përpara me përkushtim për një shtet më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar. “Rugovizmi jeton! Rugovizmi fiton!”, shkroi Osmani.
“Më 24 maj, Ditën e Presidentit, kujtojmë jo vetëm figurën e Presidentit Rugova por edhe vlerat që ai la si trashëgimi politike dhe kombëtare: urtësinë, durimin, demokracinë, orientimin perëndimor dhe bashkimin e popullit tonë rreth këtyre vlerave.
Sot, në gjurmët e po të njejtit vizion, e kemi detyrim të ecim përpara me përkushtim të palëkundur: për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar, ashtu siç e deshën dhe për të cilën sakrifikuan breza të tërë.
Rugovizmi jeton! Rugovizmi fiton! ✌️”, shkruan ajo në Facebook.