Ardian Gjini zgjedhet kryetar i ri i AAK-së

Aktuale

Ardian Gjini zgjedhet kryetar i ri i AAK-së

Më: 24 maj 2026 Në ora: 15:09
Ardian Gjini

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie të mbajtur sot.

Gjini vlerësoi kontributin e strukturave dhe anëtarësisë së AAK-së.

Mes tjerash, ai ka nënvizuar se forca e partisë mbështetet në besimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të anëtarëve të saj.

Sipas tij, Aleanca hyn në një etapë të re politike me synimin për të forcuar më tej organizimin e brendshëm dhe për t’u përgatitur për sfidat që e presin në skenën politike të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat