Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italia në Kosova, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi zgjedhjet e 7 qershorit dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi këtyre zhvillimeve, përcjell Bota sot.
Sipas njoftimit, Abdixhiku e ka informuar ambasadorin Antonini për aktivitetet intensive që po zhvillohen në gjithë vendin në kuadër të fushatës zgjedhore të LDK-së, si dhe për mbështetjen qytetare ndaj kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente dhe Lumir Abdixhikut për kryeministër.
Po ashtu, kreu i LDK-së prezantoi para ambasadorit italian programin qeverisës të partisë për zgjedhjet e ardhshme.
Në takim, Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e vlerësuar atë si një shtyllë të rëndësishme të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve.