​Arrestohet kandidati i PDK-së gjatë aksionit për rrënimin e një pompe

Aktuale

​Arrestohet kandidati i PDK-së gjatë aksionit për rrënimin e një pompe

Më: 29 maj 2026 Në ora: 13:08
Momenti kur Qëndrim Kryeziu arrestohet nga Policia e Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni që lidhet me rrënimin e një pompe të derivateve.

Kryeziu është shoqëruar nga zyrtarët policorë nën dyshimin për mosbindje ndaj urdhrit policor gjatë zhvillimit të aksionit.

Ngjarja ka ndodhur në hapësirën ku është paraparë ndërtimi i objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lidhur me projektin, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se ndërtimi i objektit të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për funksionimin e ministrisë dhe ofrimin e shërbimeve më efikase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat