Drejtori i Burgjeve të Kosovës shkon në Shqipëri, pritet nga homologu i tij!

Aktuale

Drejtori i Burgjeve të Kosovës shkon në Shqipëri, pritet nga homologu i tij!

Më: 29 maj 2026 Në ora: 15:21
Pamje nga vizita

Vizitën e parë zyrtare si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi e zhvilloi me homologun e tij në Kosovë, Ismail Dibrani.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe avancimin e praktikave bashkëkohore në sistemin penitenciar, me fokus rritjen e standardeve dhe kapaciteteve institucionale.

Një vlerësim i veçantë iu shpreh edhe përfaqësuesve amerikanë të ICITAP-it për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e inteligjencës penitenciare dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në rajon.

Nga ana e tij, z. Ismail Dibrani i uroi homologut të tij suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të institucioneve që drejtojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat