Dha kontribut për UÇK-në, vdes në Gjermani Halil Kryeziu

Aktuale

Dha kontribut për UÇK-në, vdes në Gjermani Halil Kryeziu

Më: 30 maj 2026 Në ora: 17:25
Halil Kryeziu

Ka vdekur Halil Kryeziu nga fshati Bubavec i Malishevës.

I ndjeri, i cili jetonte në Gjermani, sipas familjarëve kishte qenë aktivist i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai kishte kontribuar për UÇK-në përmes dërgimit të mjeteve financiare.

Familjarët bëjnë të ditur se Kryeziu ishte i njohur edhe si këngëtar folklorik, duke dhënë kontribut përmes muzikës dhe aktiviteteve kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat