“Ka punë me armë, ia q. nënën plumbë” – Gjinovci reagon ndaj deklaratës së asambleistit të PDK-së në Viti

Aktuale

“Ka punë me armë, ia q. nënën plumbë” – Gjinovci reagon ndaj deklaratës së asambleistit të PDK-së në Viti

Nga: A.SH Më: 31 maj 2026 Në ora: 15:55
“Ka punë me armë, ia q. nënën plumbë” – deklarata në Kuvendin e Vitisë që nxiti reagimin e Gjinovcit

Në media është raportuar për dëmtimin e tri shkronjave “UÇK” në komunën e Vitisë.

Lidhur me këtë rast, në Kuvendin Komunal të Vitisë ka reaguar një asambleist nga radhët e PDK-së, i cili ka përdorur gjuhë të ashpër dhe kërcënuese.

Në videon e publikuar në media, ai dëgjohet duke thënë se kushdo që prek emblemën e UÇK-së, “qoftë edhe Policia e Kosovës”, do të ketë punë me armë.

“Unë jam deklaruar edhe dje, kush i prek emblemat e UÇK-së, qoftë edhe Policia e Kosovës, ka punë me armë, me mua personalisht. Sikur që i kam dalë zot gjatë luftës edhe pas luftës, kush i prek emblemat e UÇK-së, unë ia q. nënën plumbë. S’do t’i lë vend, ndash le të jetë PDK-ja, ndash LDK-ja, ndash le të jetë VV-ja. Nuk ka kush të drejtë me i prek emblemat e UÇK-së. Ky është mendimi im personal dhe nuk ka lidhje me parti”, deklaron ai.

Pas kësaj deklarate ka reaguar analisti Rron Gjinovci.

“Wow, qikjo po ndodhka në Kuvendin Komunal të Vitisë! Tipi nga radhët e PDK-së”, ka shkruar Gjinovci krahas videos.

Deklarata ka nxitur reagime për shkak të gjuhës kërcënuese të përdorur në një institucion komunal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat