Kurti: Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese jashtë skenës politike
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpalosur në RTK programin dhe ofertën e tij për zgjedhjet e 7 qershorit.
Gjatë intervistës, ai ka prezantuar zotimet dhe prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme, duke u ndalur te siguria, ushtria, shëndetësia, arsimi, ekonomia, investimet, energjia, infrastruktura dhe zhvillimi i vendit.
Kurti: Do të punojmë për zgjidhjen e problemeve në RTK
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se beson në RTK dhe në ndërmarrjet publike, dhe se do të përpiqet të zgjidhen problemet që ka RTK.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se presidenti i Kosovës duhet të jetë figurë unifikuese jashtë skenës politike.
Ai shtoi se nëse shkohet me një figurë politike, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas tij, ka mbështetje dhe unitet popullor.
Kurti: Askush nuk i ka pasur 80 vota për t’u zgjedhur president i Kosovës
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e vlerësuar se ka përfaqësuar mirë Kosovën.
Sipas tij, bashkëpunimi në dy vitet e para ka qenë më i mirë se në tre vitet e fundit të mandatit të saj.
Ai gjithashtu tha se askush nuk i ka pasur 80 vota për t’u zgjedhur president i Kosovës.
Kurti: “Trepça” është krenari e Kosovës
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se ndërmarrja “Trepça” është krenari e Kosovës.
Ai paralajmëroi se do të bëhet skanimi i gjendjes së pasurive të Kosovës, si dhe theksoi se do të shqyrtohen investimet në partneritet publiko-privat.