LVV mban tubim në Prishtinë, Kurti: Nesër ia qesim pikën numrit 116

Aktuale

LVV mban tubim në Prishtinë, Kurti: Nesër ia qesim pikën numrit 116

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 01:19
Kryeministri Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin përmbyllës në Prishtinë, në prag të zgjedhjeve të nesërme.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se Prishtina “u shndërrua në zemrën e një momenti të madh politik”, ndërsa qytetarët u ftuan që nesër të votojnë numrin 116.

Kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij, tha se “vera ka ardhur që sot”, duke iu referuar pjesëmarrjes së madhe në tubim dhe pritjes së ditës së votimit.

Ai përmendi disa nga rezultatet që, sipas tij, janë arritur gjatë mandatit qeverisës, duke përfshirë mbështetjen për fëmijët, gratë, të rinjtë, rritjen e pagës minimale, investimet e huaja dhe programet për punësim. 

 

Image
Tubimi i LVV-së në Prishtinë, në prag të zgjedhjeve

Kurti tha se mandati i ardhshëm do të jetë “mandat i zhvillimit”, duke përmendur investime në prodhimtari, mbështetje për diasporën, digjitalizim, arsim, shëndetësi dhe drejtësi.

Në fund, LVV falënderoi aktivistët dhe qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës, duke bërë thirrje për votë nesër për numrin 116.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat