Kryeziu thotë se ekziston rreziku që sërish të ketë zgjedhje të reja

Aktuale

Kryeziu thotë se ekziston rreziku që sërish të ketë zgjedhje të reja

Më: 8 qershor 2026 Në ora: 19:08
Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Kadri Kryeziu

Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Kadri Kryeziu, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosova sërish të shkojë në zgjedhje të reja, pas disa muajsh.

Në emisionin DPT, Kryeziu ka thënë se veprimet e partive politike për të mos gjetur zgjidhje, mund të rrezikojnë sërish zgjedhje të reja.

“Ka mundësi të shkohet sërish në zgjedhje, nuk do të doja, por mundësi ka. Si po i shoh situatat dhe këto karaktere ka mundësi për zgjedhje të reja. Mirë do të ishte të gjejnë zgjidhje dhe kompromis, shkuarja sërish në zgjedhje do të ishte dëm i madh”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se në rast të shkuarjes së sërishme në zgjedhje, padyshim që përgjegjësia do të bie mbi partinë e parë.

“Nuk mundet askush ta krijojë qeverinë pa VV-në, e as të zgjedh presidentin pa VV-në. Po, as VV nuk mundet pa një parti shqiptare. Natyrshëm fajtor është ai që ka më së shumti vota. Fajin kryesor dhe bazik e ka VV, nëse shkojmë sërish në zgjedhje.”, ka thënë ai.

Kryeziu ka deklaruar se pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, duhet që brenda 30 ditësh të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Kurse, në momentin që caktohet mandatari për kyeministër, sipas tij, janë 60 ditë afat për krijimin e qeverisë së re.

Këto afate, sipas tij, mund të dërgojnë deri në fund të vitit dhe rreziku që në dhjetor sërish të ketë zgjedhje të reja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat