Të premten, më 12 qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, U.D Presidentja Albulena Haxhiu dhe Kryeministri në Detyrë Albin Kurti bëjnë homazhe tek:
09:00 - Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
10:30 - Varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova
10:40 - Varri i veprimtarit Adem Demaçi
10:50 - Varrezat e Dëshmorëve në Komunën e Prishtinës
11:00 - Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti
11:15 - Monumenti Përkujtimor i Ushtarëve të NATO-s
U.D Presidentja, Albulena Haxhiu, dhe Kryeministri në Detyrë, Albin Kurti, do të prononcohen për media pas homazheve në Prekaz dhe pas homazheve tek Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti.