Nesër në orën 18:00, takimi Kurti-Abdixhiku

Aktuale

Nesër në orën 18:00, takimi Kurti-Abdixhiku

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 22:02
Lumir Abdixhiku

Takimi mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të zhvillohet nesër në orën 18:00.

LDK për Klan Kosova ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit.

Ky takim vjen pasi Kurti u dërgoi ftesa partive politike për takime pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Kujtojmë, se ftesën e ka pranuar edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat