Këta janë të arrestuarit në Ferizaj, kanosja u bë për një tokë milionëshe

Aktuale

Këta janë të arrestuarit në Ferizaj, kanosja u bë për një tokë milionëshe

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 13:02
Këta janë të arrestuarit në Ferizaj, kanosja u bë për një tokë milionëshe

Një aksion i Policisë së Kosovës, i zhvilluar pas një denoncimi për kanosje, ka përfunduar me arrestimin e katër personave në Ferizaj dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh e municioni.

Katër persona janë arrestuar në këtë aksion. Në mesin e tyre edhe biznesmeni nga Peja, Egzon Buquku.

Të arrestuar janë edhe babë e bir, Hamdin dhe Shpëtim Thaçi. Elvin Hyseni nga Ferizaji poashtu është në mesin e të arrestuarve.

Arrestimi i tyre ka ndodhur në në ambientet e “Como Restaurant” në fshatin Babush të Ferizajt.

Burime të indeksit bëjnë të ditur se një person është kanosur për një tokë më vlerë milionëshë në Ferizaj.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi katër armë zjarri dhe një sasi të madhe municioni:

një Glock 17 me dy karikatorë dhe 34 fishekë;
një SIG Sauer me 30 fishekë;
një CZ me 15 fishekë;
një FN Five-seveN me 19 fishekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat