Rron Gjinovci ‘shpërthen’ sërish: A jeni a s’jeni UÇK?

Aktuale

Rron Gjinovci ‘shpërthen’ sërish: A jeni a s’jeni UÇK?

Nga: A.SH Më: 15 korrik 2026 Në ora: 14:44
Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar sërish pas komenteve që mori për një postim të tij lidhur me situatën në Mitrovicën e Veriut.

Ai tha se kur përmendi shprehjen "kur ishte në pushtet UÇK-ja", e kishte fjalën për periudhën kur Hashim Thaçi ishte president, Kadri Veseli kryetar i Kuvendit dhe Ramush Haradinaj kryeministër.

Gjinovci ironizoi duke pyetur: "A jeni a s'jeni UÇK?", duke shtuar se, sipas tij, ata identifikohen me UÇK-në vetëm kur gjykohen ose akuzohen, ndërsa në periudha të tjera paraqiten si individë. Ai përmendi edhe pritjen e Listës Serbe për formimin e qeverisë PAN, duke e përdorur këtë si kritikë ndaj ish-udhëheqësve.

Postimi i Gjinovcit:

A jeni a s'jeni UÇK?

E pash nji video në Kuvend Komunal të Mitrovicës së Veriut dhe shkrova që më la përshtypje që në sallë ishte flamuri i Kosovës dhe fotoja e Presidentes së Kosovës dhe po ashtu shkrova që kur ishte në pushtet UÇK-ja aty ishte full me flamura të Serbisë. Menjiherë vjen vërejtja që qenka e padrejtë me thanë "kur ishte në pushtet UÇK-ja". Po flasim për periudhën kur ishte Hashim Thaçi President, Kadri Veseli Kyreparlamentar, Ramush Haradinaj Krymeinistër. Po nime, se këta janë në UÇK veç kur gjykohen ose akuzohen, a kështu kur e pritshin Listën Serbe 6 sahat për me jau formu qeverinë PAN, nuk ishin UÇK, ishin veç individë (më lejoni të shtoj: të pasur😀).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat