Ushtarët hungarezë të KFOR-it zhvillojnë trajnim në Pejë

Aktuale

Ushtarët hungarezë të KFOR-it zhvillojnë trajnim në Pejë

Më: 20 korrik 2026 Në ora: 20:38
Fotoilustrim

Ushtarët hungarezë të Batalionit të Rezervës Taktike të Forcës së Kosovës (KTRBN), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR), kanë zhvilluar një trajnim me gjuajtje reale në Poligonin Voloire në Pejë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti trajnues kishte për qëllim përmirësimin e aftësive në qitje, forcimin e procedurave operative, rritjen e koordinimit ndërmjet pjesëtarëve dhe sigurimin e përdorimit të duhur të sistemeve individuale të armatimit.

KFOR-i ka bërë të ditur se përmes trajnimeve të tilla pjesëtarët e tij ruajnë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë për reagim.

Kjo duke kontribuar në përmbushjen e misionit për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat