Konjufca paralajmëron se Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Aktuale

Konjufca paralajmëron se Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Më: 27 korrik 2026 Në ora: 11:12
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendsoje ka thënë se Albulena Haxhiu do jetë përsëri kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Derisa ka thënë se kjo çështje nuk është biseduar në Lëvizjen Vetëvendose, ai ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së kësaj partie do të vendoset gjithçka.

“Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Dhe ma merr mendja që do jetë propozimi i njëjtë”- tha Konjufca para mediave.

Në një konferencë për media tha se Kryeministri në detyrë Albin Kurti i ftoi në takim të gjitha partitë që ishin në opozitë, pas përgjigjeve të shpejta, Konjufca tha se vullneti i partive për të mosshkuar në zgjedhje “duke më i sinqertë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat