Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n

Aktuale

Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 11:32
Pamje nga takimi

Gjenerali amerikan George Wikoff po qëndron në Kosovë. Ai sot është takuar në qeveri me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë dhe për bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

“Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e NATO-s për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet, si dhe për kontributin e vazhdueshëm për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në republikën tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me admiralin Wikoff biseduam për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona dhe NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat