Organizata terroriste “Severna Brigada” rikthehet me kërcënime ndaj zyrtarëve, Policia nis hetimet

Aktuale

Organizata terroriste “Severna Brigada” rikthehet me kërcënime ndaj zyrtarëve, Policia nis hetimet

Më: 31 korrik 2026 Në ora: 09:20
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste “Severna Brigada” ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë (Zubin Potok).

Ata thanë se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

“Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’ përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat