Kurti paralajmëron: Konstituimi pa marrëveshje për presidentin çon në shpërndarje të Kuvendit

Aktuale

Kurti paralajmëron: Konstituimi pa marrëveshje për presidentin çon në shpërndarje të Kuvendit

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 12:28 Përditësuar në ora: 14:18 më 06.08.2026
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

​Kurti fton Gjinin dhe Hamzën në takime: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e opozitës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për dialog politik dhe ka ftuar kryetarët e partive tjera që të marrin pjesë në takime për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Në një konferencë për media Kurti ka deklaruar se për arritjen e një marrëveshjeje nevojitet komunikim ndërmjet subjekteve politike, duke përmendur kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini, dhe atë të PDK-së, Bedri Hamza.

Kurti fton Gjinin dhe Hamzën në takime

“I bëj thirrje Ardian Gjinit, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të takohemi e të bisedojmë, sepse nëse kryetari i Kuvendit i takon subjektit fitues dhe nëse qeverinë e formon mazhoranca që jemi ne, atëherë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e Aleancës. Na duhet diskutim dhe komunikim dhe unë jam i vullnetshëm dhe i interesuar”, ka thënë Kurti. 

Kurti: Vetëm pas marrëveshjes për presidentin vazhdojmë me konstituimin e institucioneve, ndryshe vendi shkon në zgjedhje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se duhet të vazhdojnë diskutimet politike për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kurti ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit pa një dakordim për çështjen e presidentit do të mund të çonte drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.

Kurti: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për presidentin çon në zgjedhje

“Ashtu siç e theksuam në nisje të seancës konstituive sot për legjislaturën e 11-të, duam t’i japim shans zhvillimit të diskutimit dhe arritjes së një marrëveshjeje politike për çështjen e presidentit apo presidentes së re. Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshjen për çështjen e presidentit, praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit. Në këtë mënyrë, dhënia e mundësisë për dialog politik për të arritur marrëveshje është e vetmja mënyrë dhe zgjidhja e duhur për konstituimin e plotë të institucioneve tona, ashtu siç e do rendi dhe ashtu siç kanë votuar qytetarët në zgjedhjet e lira e demokratike, ndonëse të parakohshme e të panevojshme, të 7 qershorit. Ne, që nga certifikimi i rezultateve, pa humbur kohë kemi dashur t’i japim shans diskutimeve, ashtu siç patëm kërkuar nga partitë opozitare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.” ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për ndërprerjen e diskutimeve me partitë politike, duke thënë se zhvillimet e brendshme në LDK kanë ndikuar në proces dhe se koha e mbetur nuk ka qenë e mjaftueshme për një dakordim. Thesksoi se vetëm pas marrëveshjes për çështjen e presidentit, procedohet me konstituimin e institucioneve të tjera.

Kurti: Vetëm pas marrëveshjes për presidentin vazhdojmë më konstituimin e institucioneve tjera

“Fatkeqësisht, për shkak të dinamikave dhe zhvillimeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, diskutimi u suspendua dhe takimin e radhës e patëm vetëm pardje, që nuk ishte kohë e mjaftueshme për të arritur një dakordim politik. Në këtë rast duhet theksuar se, përballë kësaj situate, e cila ka përvojë dhe trashëgimi, konsideroj se është e nevojshme t’i jepet shans vazhdimit të diskutimeve para se të lëvizim me konstituimin e Kuvendit, gjë që më pas mund të vështirësonte marrëveshjen potenciale dhe evitimin e zgjedhjeve të radhës. Prandaj na duhet të marrim kohë shtesë për diskutime dhe vetëm atëherë kur të kemi arritur marrëveshje për çështjen e presidentit, të procedojmë me konstituimin e institucioneve të tjera”, tha Kurti

Sipas Kurtit, një marrëveshje paraprake për presidentin do të ndihmonte në funksionalizimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

“Herën e kaluar e pamë se pa e zgjidhur çështjen e presidentit, kot e konstituuam Kuvendin apo formuam qeverinë, sepse vendi u desh të shkonte në zgjedhje. Tri palë zgjedhje për 16 muaj”, ka përfunduar Kurti.

Kurti: Me Abdixhikun s’ka ndërmjetës, duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës por edhe deputetët e saj kanë thënë se duhet të merren vesh me VV-në për të gjitha pozitat.

Kurti në konferencën për media pas ndërprerjes së seancës konstituive tha se në pranverën e këtij viti pati marrë kritika që e zgjodhi kryetarin, kryesinë e kuvendit dhe qeverinë pa u takuar me ta, por, këtë herë, vetë Kurti tha se ka reflektuar.

Kurti: Po i përfilli kritikat që m’i kanë dhënë gjatë këtij viti, s’po e konstituojmë asnjë institucion pa u takuar

“Ju e mbani mend që në pranverën e këtij viti më patën kritikuar mua që e zgjodhëm kryetarin dhe kryesinë dhe qeverinë pa u takuar me ta. Ne kemi reflektuar dhe kemi vepruar ndryshe kësaj radhe. Kësaj radhe, asnjë institucion s’po e konstituojmë pa u takuar, siç ka qenë kritika e tyre, ne jemi duke vepruar. Arsyeja pse kemi qenë me nguti në fillim të këtij viti, ka qenë çështja e buxhetit të Kosovës. Por, unë i kam mbajtur shënim të gjitha kritikat që na i kanë dhënë gjatë këtij viti dhe tash natyrisht po i përfilli ato. Edhe më tej, iniciativat për çdo takim jam duke i marrë unë, unë dua bashkëpunim prandaj marr iniciativa, prandaj komunikojmë, veçse unë mund të kem lajme të reja, atëherë kur do të kemi marrëveshje”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Tutje, ai u shpreh se me Lidhjen Demokratike të Kosovës janë në komunikime të drejtpërdrejta, dhe se me kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, s’kanë ndërmjetësues.

Kurti u shpreh se nga përvoja e marrë gjatë këtyre 16 muajve, duhet ta lëvizin çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti: Duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja, me Abdixhikun s’kemi ndërmjetës

“Ne jemi në komunikime të drejtpërdrejta me LDK-në, pra me kryetarin Abdixhiku s’kemi ndërmjetësues. Sa më herët që mund të ecim përpara, aq më mirë, por duhet ta kuptoni që nuk janë gjëra të thjeshta këto dhe nga përvoja e këtyre 16 muajve duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i evituar zgjedhjet e reja. Serioziteti dhe përgjegjësia institucionale dhe politike sot e ka veç një përkufizim, evitimi i edhe një palë zgjedhjeve të reja të panevojshme”, tha Kurti.

Kurti - LDK-së: Vitin e kaluar kryeparlamentari ishte shumë i rëndësishëm – presidenti të jetë konsensual

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se secila pozitë është e rëndësishme, ndonëse nuk janë të njëjta nga përgjegjësia.

Në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti iu përgjigj LDK-së të cilët e kanë refuzuar postin e kryetarit të Kuvendit, duke iu thënë se vitin e kaluar kryeparlamentari ishte shumë i rëndësishëm.

LDK tha se kryetari i kuvendit është post ceremonial, Kurti: Vitin e kaluar ishte shumë i rëndësishëm

“Besoj që secila pozitë është e rëndësishme, ndonëse nuk janë të njëjta nga përgjegjësia, ato janë të rëndësishëm dhe të vlefshme. Në vitin 2025, muaj të tërë jemi vonuar për zgjedhjen e kryetares së kuvendit dhe e mbani mend se si Albulena Haxhiu, 57 vota merrte që ishte e pamjaftueshme. Vitin e kaluar, kryeparlamentari ishte shumë i rëndësishëm. Nuk mendoj që pozitat institucionale varen më shumë nga viti apo stina e vitit sesa nga ajo çka shkruan në Kushtetutë apo ligj”, tha Kurti.

Tutje, ai u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë koncesion të madh vitin e kaluar, duke e tërhequr Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun nga kandidatura për president, teksa shtoi se tash, LDK-ja ka kërkuar që të diskutohen të gjitha.

Kurti insistoi se duhet dhënë shans diskutimeve për president, figurë kjo që sipas tij, duhet të jetë konsensuale, me karakter të mirënjohur, me vlera e kontribute për shoqërinë.

Kurti: Ne e kemi bërë koncesionin e madh, le t’i evitojmë zgjedhjet e reja

“VV-ja, në pranverë këtë vit e ka bërë një koncesion të madh, e ka tërhequr Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun nga kandidatura për president... Ne e kemi bërë koncesionin e madh, LDK-ja ka kërkuar prej neve që t’i diskutojmë që të gjitha, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja duhet t’i japim shans diskutimeve politike për marrëveshje politike, për president apo presidente, figurë konsensuale me karakter të mirënjohur, me vlera e kontribute për shoqërinë, profesionin përkatës dhe Kosovën tonë të dashur”, tha Kurti. 

Kurti: I kam shënuar të gjitha kritikat që na i kanë dhënë në pranverë, kemi reflektuar po veprojmë ndryshe

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, është deklaruar pas ndërprerjes së seancës konstituive, duke thënë se, udhëheqësit e LDK’së dhe deputetët e tyre kanë deklaruar edhe publikisht se duhet të merren vesh për të gjitha.

Kurti ka thënë se iniciativat për takimet lidhur me situatën politike, po i merr ai.

‘’Së pari edhe udhëheqësit e LDK’së, edhe deputetë të tjerë, duhet të merremi vesh për të gjitha, edhe publikisht tek ju. Dhe ju e mbani mend që n pranverën e këtij viti me patën kritikuar mua, që e zgjodhëm kryetarin e kuvendit, qeverinë pa u takuar me ta. Ne kemi reflektuar dhe kemi vepruar ndryshe kësaj radhe, s’po e konstituojmë asnjë institucion pa u takuar, siç ka qenë kritika e tyre. Unë i kam mbajtur shënim të gjitha kritikat që na i kanë dhënë, dhe tash natyrisht që po përfilli ato. Gjitha iniciativat për takim jam duke i marrë unë, unë dua bashkëpunim prandaj marrë iniciativa. Aktualisht takimet me LDK’në s’janë më lajme, por, takimet me PDK e AAK’në do të ishin lajme’’, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se është në komunikime të drejtpërdrejta me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun.

‘’Ne jemi në komunikime të drejtpërdrejta me LDK’në, pra me kryetarin Abdixhiku s’kam ndërmjetësues, sa më herët që ecim përpara aq më mirë. Duhet ta kuptoni që nuk janë gjëra të thjeshta këto”, ka thënë ai.

​Kurti pas ndërprerjes së seancës konstituive: Duhet marrëveshje politike për presidentin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se duhet t’i jepet hapësirë dialogut politik për arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit të ri.

Kurti pas ndërprerjes së seancës konstituive: Duhet marrëveshje politike për presidentin

“Duam t’i japim shans zhvillimit të diskutimit dhe arritjes së një marrëveshjeje politike për çështjen e presidentit apo presidentes së re. Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshjen e çështjes së presidentit, praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Kurti.

Ai shtoi se dialogu politik është mënyra e vetme për arritjen e konsolidimit të plotë të institucioneve, duke u thirrur në rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kurti: Dialogu politik është e vetmja rrugë për marrëveshje

“Dhënia e mundësisë për dialog politik për të arritur marrëveshje është e vetmja mënyrë dhe zgjidhja e duhur për konstituimin e plotë të institucioneve tona, ashtu siç e do rendi dhe ashtu siç kanë votuar qytetarët në zgjedhjet e lira e demokratike”, u shpreh Kurti.

Ai bëri të ditur se Vetëvendosje, që nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve, ka kërkuar hapjen e diskutimeve me partitë politike.

Kurti mban konferencë për media në ora 12:30 në Kuvend, pas shtyrjes së seancës konstituive

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të mbajë konferencë për media sot në ora 12:30, në Kuvendin e Kosovës.

Konferenca vjen menjëherë pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Pritet që në konferencë Kurti të flasë për zhvillimet e fundit politike, arsyet e shtyrjes së seancës konstituive .

Si dhe hapat e mëtejmë drejt formimit të institucioneve të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat