Pamjet e incidentit në Kuvend, Gjinovci për Kurtin: Sa boss osht a, as nuk livritë prej venit

Aktuale

Pamjet e incidentit në Kuvend, Gjinovci për Kurtin: Sa boss osht a, as nuk livritë prej venit

Nga: A.M Më: 8 gusht 2026 Në ora: 12:37
Pamje nga Kuvendi

Pas tensioneve dhe përplasjeve që shoqëruan seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe aktivisti Rron Gjinovci.

Gjinovci ka publikuar në Facebook një video nga momenti i incidentit në Kuvend, ku deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, shihet duke hedhur vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndërsa më pas deputetët u përfshinë në shtyrje fizike, transmeton "Bota sot".

Duke iu referuar Kurtit në momentin e incidentit, Gjinovci ka shkruar: “Sa boss osht a, as nuk livritë prej venit”.

Pas incidentit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet e Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat