Ura e re mbi Ibër po ndërtohet, Peci tregon edhe “funksionin shtesë”

Aktuale

Ura e re mbi Ibër po ndërtohet, Peci tregon edhe “funksionin shtesë”

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 11:45
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, përmes një video, ka thënë se ura e re që po ndërtohet mbi lumin Ibër, po bëhet realitet.

Peci, ka thënë se kjo urë do ketë funksion shtesë, pasi që afër saj do të ndërtohet edhe spitali rajonal i Mitrovicës.

‘’Përshëndetje miq nga ura e re që po ndërtohet, në zgjedhjet lokale ka qenë një prej zotimeve tona kjo urë.

Me përkrahjen e qeverisë po bëhet realitet. Edhe kjo urë do të ketë edhe një funksion shtesë, për shkak se në afërsi të kësaj urës, ne do të ndërtojmë spitalin rajonal të Mitrovicës.

Sa ma shumë ura në Mitrovicë që po ndërtohen, aq më shumë i bie vlera dhe rëndësia e prezencës së forcave të panevojshme në urën qendrore të Mitrovicës”, ka thënë Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat