Mbahet takimi i Komisionit për Transferim dhe Avancim

Aktuale

Mbahet takimi i Komisionit për Transferim dhe Avancim

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 16:54
Pamje nga takimi

 Komisioni për Transferim dhe Avancim të Prokurorëve i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, dhe i përbërë nga z. Visar Krasniqi dhe znj. Elsa Bajrami-Kastrati, së bashku me stafin mbështetës të Sekretariatit të KPK-së (SKPK), znj. Margarita Gjocaj dhe znj. Ismije Maxhuni, zhvilloi sot një takim pune në kuadër të procedurave për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit.

Ky takim është zhvilluar në bazë të shpalljeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të datës 4 gusht 2026, për avancimin e dy (2) prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe për transferimin e përhershëm të dy (2) prokurorëve në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të një (1) prokurori në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Në takimin e sotëm, Komisioni shqyrtoi aplikacionet e kandidatëve dhe dokumentacionin përkatës të dorëzuar prej tyre, si dhe dokumentacionin dhe të dhënat e administruara nga trupat përkatëse të KPK-së, të cilat ndërlidhen me procedurat e transferimit dhe avancimit të prokurorëve të shtetit.

“Shqyrtimi dhe vlerësimi i dokumentacionit përkatës do të bëhet në përputhje të plotë me legjislacionin, kriteret dhe procedurat e përcaktuara për proceset e transferimit dhe avancimit të prokurorëve”, tha Kryetari i Komisionit, Zejnulla Gashi, gjatë takimit.

Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioni vlerësoi se të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozitat e shpallura i plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara për pjesëmarrje në procedurat përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat