“Munguan tre deputetë, por nuk ka ndonjë konotacion të veçantë”, Anton Quni për mbledhjen e sotme

Aktuale

“Munguan tre deputetë, por nuk ka ndonjë konotacion të veçantë”, Anton Quni për mbledhjen e sotme

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 21:04
Anton Quni

Sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është diskutuar për seancën konstituive të 9 shtatorit.

Media raportoi se Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk morën pjesë në këtë mbledhje.

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u pyet për mungesën e deputetëve në këtë mbledhje.

“Munguan tre deputetë, por nuk mendoj që ka ndonjë konotacion të veçantë përveç që ka qenë e pamundur me marrë pjesë”, tha Quni në Pressing.

“Tema ka qenë konkrete, prezenca jonë në seancë në lidhje me temën dhe asgjë jashtë temës”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat