Kush ishte në listën për president? Lutfi Haziri zbulon një tjetër emër

Aktuale

Kush ishte në listën për president? Lutfi Haziri zbulon një tjetër emër

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 09:07
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka zbuluar një tjetër emër që, sipas tij, ka qenë i propozuar për postin e presidentit të Kosovës.

Duke folur, Haziri ka bërë të ditur se biznesmeni dhe veprimtari nga diaspora, Harry Bajraktari, ka qenë një nga emrat e propozuar për president, por se ai nuk e ka pranuar këtë mundësi.

Haziri ka thënë se Bajraktari është konsideruar si një kandidat me peshë.

 Megjithatë, për arsye të tij, nuk ka pranuar të jetë pjesë e garës për postin e presidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat