Deputeti i LVV-së godet LDK-në që abstenoi për Albulena Haxhiun: Le të abstenojnë edhe për Bekim Sejdiun

Aktuale

Deputeti i LVV-së godet LDK-në që abstenoi për Albulena Haxhiun: Le të abstenojnë edhe për Bekim Sejdiun

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 12:51
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut, për kryetare të Kuvendit.

Rrustemi, në postimin e tij, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka abstenuar për Haxhiun, duke kërkuar nga këta të fundit që të abstenojnë edhe emrin e Bekim Sejdiut për president, ose të votojnë kundër.

Rrustemi ka shtuar se kështu shmangen zgjedhjet.

‘’LDK abstenoi për Albulena Haxhiun. Le të abstenojnë edhe për propozimin e tyre për president Bekim Sejdiun apo edhe le të votojnë kundër. Dhe kështu t’i shmangim zgjedhjet.’’, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat