Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka shtyrë seancën për të premten në orën 11:00, duke thënë se nuk ka vota për nënkryetarët pa marrëveshje për mënyrën e votimit.
Seanca u shty edhe pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, nuk e tërhoqi deklaratën “në emër të popullit serb”.
Pas shtyrjes, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në Facebook duke ngritur pyetjen se kush po i bllokon institucionet.
“Kush po i bllokon institucionet?
Sot besoj se e patë të gjithë”, shkruan ajo.