Qeveria falënderon pjesëmarrësit e “Marshit për Liri”

Aktuale

Qeveria falënderon pjesëmarrësit e “Marshit për Liri”

Nga: A.SH Më: 12 shtator 2026 Në ora: 15:40
Flamujt kuqezi dhe emblemat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dominuan sheshet e Prishtinës gjatë marshit.

Qeveria e Kosovës ka shprehur mirënjohje për mijëra qytetarët që morën pjesë në “Marshin për Liri”, duke vlerësuar sjelljen e tyre paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e shprehura gjatë organizimit.

Në njoftim, Qeveria ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve me organet e rendit dhe sigurisë, duke thënë se kjo kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit.

“Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi.

Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të.

Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit”, thuhet në njoftimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat