Protesta në Shqipëri/ Kraki: Normalë janë vetëm ata që protestojnë

Aktuale

Protesta në Shqipëri/ Kraki: Normalë janë vetëm ata që protestojnë

Nga: A.SH Më: 20 tetor 2026 Në ora: 09:18
Demonstruesit shfaqin një flamur shqiptar para policëve të pajisur me mjete kundër trazirave, gjatë një proteste antiqeveritare nga studentët në Tiranë, Shqipëri, më 16 tetor 2026.

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, ka shprehur mbështetje për protestuesit në Shqipëri, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen ndaj protestave, kërcënimet ndaj mësimdhënësve dhe mungesën e përgjegjësisë politike.

Ai ka përfunduar mesazhin me fjalët: “Sot normalë janë veç ata që protestojnë”.

Postimi i plotë:

Protesta po zhvillohen gjithandej Evropes por vetem ne Shqiperi kryeministri…

- ofendon protestuesit me arrogance e primitivizem,

- kercenon mesuesit e profesoret me perjashtim nga puna,

- premton bonuse financiare per « policet ne front » ne vend qe te premtoj zgjidhje per hallet e studenteve,

- s’merr asnje pergjegjesi dhe nuk e merr parasysh asnje kerkese nga protestat.

Dhe kjo ben vaki ne Shqiperine ku kryeministri gjysmen e kabinetit e ka ne burg e gjysmen tjeter ne arrati ose ne SPAK dhe perseri fajin e ka rinia qe proteston. Ne Shqiperine anetare te NATO-s ku sherbimi sekret i sherben krimit dhe seksit me bandat.

E tani ju duken anormale revolta e refuzimi i rinise per ta pranu kete Shqiperi si shtet normal? Kete kryeminister si udheheqes normal?

Jo! Sot normalë jane veç ata qe protestojne.

Me rininë shqiptare.

🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat