Nesër seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Nesër seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 17:32
Kuvendi i Kosovës

Të enjten (nesër), Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare duke filluar prej orës 10:00.

Sipas njoftimit, në rend të ditës në këtë seancë plenare, është formimi i një Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë.

Gjithashtu, deputetët pritet të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat