Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, shkruan “Bota sot”.
Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci.
Sipas Prokurorisë, Gani Geci dyshohet se e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar të largonte ose ndryshonte përmbajtjen e postimit.
Ndërkohë, familja Geci ka njoftuar se më 20 tetor 2026, Gani Geci ka pasur probleme shëndetësore, pasi ka pësuar rënie të theksuar të tensionit të gjakut gjatë qëndrimit në Burgun e Pejës.