“Nuk mund ta zëvendësosh Rugovën me biznesin familjar”, Besa Gaxherri i reagon Presidentes

Aktuale

“Nuk mund ta zëvendësosh Rugovën me biznesin familjar”, Besa Gaxherri i reagon Presidentes

Nga: A.SH Më: 9 nëntor 2026 Në ora: 15:20
Justina Shiroka-Pula.

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga hapësirat e Presidencës.

Përmes një reagimi, Gaxherri e ka kundërshtuar këtë veprim, duke pretenduar se simbolet shtetërore nuk mund të zëvendësohen me atë që ajo e quajti “biznesi familjar”.

“Jo zonja Presidente! Nuk mund ta zëvendësosh fotografinë e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me biznesin tuaj familjar”, ka shkruar ajo.

Reagimi i saj:

Jo, zonja Presidente!

Nuk mund ta zëvendësosh fotografinë e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me biznesin tuaj familjar.

Jo...

Ktheji menjëherë në vend atributet e shtetit, pa të cilat ti nuk do të ishe ulur aty!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat