Driton Lajçi: Përplasjet Thaçi – Haradinaj janë deklarata të çastit, jo dramatike

Aktuale

Driton Lajçi: Përplasjet Thaçi – Haradinaj janë deklarata të çastit, jo dramatike

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:00
Driton Lajçi

Driton Lajçi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka komentuar deklaratat e presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas Lajçit, ndonëse dy liderët mund të kenë dallime, ato që janë thënë gjatë ditës së sotme janë më shumë “deklarata të çastit”.

“Këto janë deklarime të çastit, të cilat nuk pasqyrojnë pozicionet politike. Ato mund të jenë ad-hoc dhe si të tilla mund të komentohen në forma të ndryshme, qoftë si dallime edhe në pozicione edhe sa i përket dialogut. Kryeministri dhe presidenti kanë dallime në raport me finalizimin e dialogut. Nuk do i shihja si dramatike”.

Në Info Magazine, Lajçi ka thënë se më e rëndësishme është ajo çka është e shkruar në letër.

“Kryeministri Haradinaj e ka thënë qëllimin e tij dhe pozicionin e AAK-së përmes draft-rezolutës. Kjo është ajo çka ka më shumë rëndësi, të tjerat janë më shumë deklarata çasti”.

Lajçi gjithashtu vlerësoi se është e rëndësishme që të ketë unitet në mes të opozitës dhe pozitës sa i përket finales së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat