​Basketboll, Peja triumfon ndaj Vëllaznimit

Basketboll

​Basketboll, Peja triumfon ndaj Vëllaznimit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:10
Peja

Peja ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 83:67 (15:14, 25:19, 21:13, 22:21), në kuadër të javës së 14-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja në fakt filloi e baraspeshuar, ku çereku i parë përfundon 15:14. Por, në periudhën e dytë, më të mirë ishin pejanët që fituan 25:19, duke shkuar në pushim me shifrat 40:33.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke e fituar 21:13, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:46. 10 minutat e fundit ishin të barabartë, 22:21 dhe Peja triumfoi me rezultat 83:67.

Te Peja u dalluan Brandon Walter me 26 pikë e 14 kërcime, Robert Cartwright me 21 pikë e 10 asistime dhe Marko Peroviq me 18 pikë e 6 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Devonte Jackson me 22 pikë, Cendrik Council me 14 pikë dhe 12 kërcime dhe Christopher Hortman me 17 pikë.

Peja ka nëntë fitore dhe pesë humbje, kurse Vëllaznimi katër fitore dhe 10 humbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat