Shahini ndërron jetë në moshën 88 - vjeçare

Basketboll

Shahini ndërron jetë në moshën 88 - vjeçare

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:26
Shahini ndërron jetë në moshën 88 vjeçare

Mustafë Shahini ndërron jetë në moshën 88 vjeçare!

Shahini ishte pjesë e brezit të parë të lojtarëve të basketbollit në Kosovë. Ai ishte pjesë e ekipit të Prishtinës që nga themelimi më 1948. Në Prishtinë Shahini luajti për më shume se një dekadë në ligë të Kosovës dhe rangje të ndryshme të ligave në Serbi, në kuadër të sistemit të atëhershëm të garave.

Pas përfundimit të karrierës aktive, ku shquhej për aftësi fizike mbresëlënëse për kohën, Shahini vazhdoi veprimtarinë në basketboll, krahas karrrierës si inxhinier.

Shahini ishte bartës i shumë funksioneve në basketboll, ndër të tjera edhe Kryetar i Lidhjes së Basketbollit të Kosovës (tash FBK) dhe përfaqësues edhe në trupa federative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat