Në Prishtinë do të zhvillohet Dritarja e Tretë e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Ky ishte vendimi i Bordit të FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme shtëpisë së basketbollit të Kosovës.
Katër shtete do të zhvillojnë ndeshjet vendimtare se kush do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm. Nga grupi do të kualifikohen dy vendet e para.
Islanda është në vendin e parë me tri fitore dhe një humbje, Kosova dhe Sllovakia nga dy fitore dhe dy humbje, kurse Luksemburgu një fitore dhe tri humbje.
Dardanët nëse shënojnë fitore në dy përballet e ardhshme, ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë, do të kualifikohen tutje.
Kosova e nisi kampanjën me dy fitore, përballë Islandës dhe Luksemburgut, por në nëntor pësoi dy humbje, nga Sllovakia dhe Islanda.
Kombëtaret kanë filluar të vendosen në Prishtinë dhe deri më 20 shkurt do të përcaktohet se kush do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në Kujtesa, kurse ndeshjet e Kosovës edhe në T7.
Grupi B
Rezultatet dhe orari
Sllovakia-Luksemburgu 73:65
Kosova-Islanda 80:78
Luksemburgu-Kosova 80:84
Islanda-Sllovakia 83:74
Islanda-Luksemburgu 90:76
Sllovakia-Kosova 91:67
Islanda-Kosova 86:62
Luksemburgu-Sllovakia 77:73
18 Shkurt
16:00 Sllovakia-Islanda
19:00 Kosova-Luksemburgu
20 Shkurt
16:00 Luksemburgu-Islanda
19:00 Kosova-Sllovakia.