Goga Basket kalon në gjysmëfinale

Basketboll

Goga Basket kalon në gjysmëfinale

Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:02
Goga Basket kalon në gjysmëfinale

Goga Basket ka shënuar fitore ndaj Tiranës 76:67 (25:12, 23:15, 10:26, 18:14), në çerekfinale të Final 8 të Ligës Unike.

Pesë minutat e para ishin të barabartë, por më pas Goga Basket shkëputet dhe fitoi çerekun e parë 25:12. Skuadra nga Durrësi vazhdoi me dominim në periodën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku shkoi në pushim me shifrat 48:27.

Por, Tirana nuk u dorëzua dhe u rikthye fuqishëm në periodën e tretë, duke afruar rezultatin në 56:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:53. Bardhebultë afruan rezultatin në 60:56, por më pas durrësakët sërish shkëputen, duke triumfuar në fund 76:67.

Te Goga Basket u dalluan Endrit Hysenagolli me 15 pikë e 8 kërcime, kurse te Tirana, Erin Hasani me 12 pikë e 10 kërcime.

Goga Basket në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës.

Orari

E mërkurë

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja

19:00 Gjysmëfinalja e dytë:

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat