Çerekfinalja e parë në Euroligë, sjell rezultate befasuese

Basketboll

Çerekfinalja e parë në Euroligë, sjell rezultate befasuese

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:15
Çerekfinalja e parë në Euroligë, sjell rezultate befasuese

Ka nisur me surpriza faza çerekfinale e play off-it të Euroligës në basketball, në konkurencën e  meshkujve. Barcelona, skuadra me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt, u mund 76-74 nga Zenit st.Petersburg në fushën e saj. Ndeshje e dobët për katalanasit, që zhgënjyen, duke u dhënë mundësi rusëve të synojnë kualifikimin.

Me humbje nis këtë fazë edhe Real Madridi, që u mund 90-63 në Stamboll nga Anadollu Efes. Ndeshje e dominuar nga turqit, ku u dallua Baubonis me 19 pikë.

Fitore në sekondat e fundit për Armani Milano, që mundi 79-78 Bajern Munihun, ndërsa CSKA Moskë bën detyrën, duke triumfuar 92-76 ndaj skuadrës tjetër turke të Fenerbahçe.

Euroleague – Çerekfinale 

ANADOLU EFES – Real Madrid, 90-63 (1-0)

ARMANI MILANO – Bajern Munih, 79-78 (1-0)

CSKA MOSKË – Fenerbahçe, 92-76 (1-0)

Barcelona – ZENIT ST. PETERSBURG, 74-76 (0-1)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat