Phoenix Suns fitojnë ndeshjen e parë finale të Konferencës së Perëndimit

Basketboll

Phoenix Suns fitojnë ndeshjen e parë finale të Konferencës së Perëndimit

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 08:43
Pamje nga ndeshja

Është zhvilluar ndeshja e parë finale në Konferencën e Perëndimit mes Phoenix Suns dhe Los Angeles Clippers.

Ka qenë një ndeshje spektakolare në Phoenix Suns Arena, ku vendasit në fund kanë triumfuar me gjashtë pikë diferencë, 120:114.

Ylli amerikan i vendasve, Devin Booker ka arritur shifren magjike të ‘Triple-Double’ në këtë fitore të madhe të Suns.

Booker e mbylli ndeshjen me 40 pikë, 13 kërcime e 11 asistime në njërën nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë.

Me lojë të mirë të vendasit u dallua edhe qendra Ayton që shtoi 20 pikë, nëntë kërcime e dy asistime.

Paul George ishte më efikasi tek skuadra nga California me 34 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Kësisoj Suns tani janë në epërsi 1-0 në ndeshjet finale të Konferencës së Perëndimit, derisa ndeshja e radhës zhvillohet pas tri ditëve me Phoenixin që janë përsëri vendas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat