Ylli NBA u ndal me elektroshok dhe u prangos

Basketboll

Ylli NBA u ndal me elektroshok dhe u prangos

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 00:47
Pamje nga videoja

Jaxson Hayes, qendra e New Orleans Pelicans, është arrestuar pak ditë më parë me forcë dhe LAPD po heton ngjarjen për përdorim të forcës së tepërt.

TMZ Sports ka publikuar një video dhe basketbollisti i NBA ndalohet nga tre policë, të cilët e prangosin dhe madje njëri përdor edhe elektroshokun.

Hayes u arrestua rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe më pas u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pas dëmtimeve të lehta që kishte marrë.

Basketbollisti u akuzua për kundërshtim të forcave të rendit. Në video nuk shikohet se çfarë ka ndodhur para se ta arrestonin Hayes.

Policët thonë se basketbollisti nisi gjithçka dhe më pas konfrontimi fizik u përshkallëzua. Hayes donte të futej në shtëpi, edhe pse ju tha që të mos e bënte diçka e tillë. Më pas pretendohet se ai ka shtyrë një prej oficerëve të policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat